Ndihmë për projektet – Pjesa e Tretë

Fundraising campaign by Andi Kasmi
  • €277.00
    Donated So Far
Help this ongoing fundraising campaign by making a donation and spreading the word.
Show more
Show less

Këtë muaj bëhen 8 vjet nga dita kur është çelur faqja dhe që atëherë historitë e publikuara këtu kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të panumërta. Ngjarje vendase, personazhe të futbollit botëror, ndodhi të lumtura, funde të hidhura dhe në përgjithësi shumë pasion.


Formimi im është i tillë që më bën të frymëzohem shpesh nga futbolli ynë dhe kultura jonë, traditat tona dhe sakrificat e njerëzve të thjeshtë që drejtpërdrejt apo tërthorazi kanë kontribuar në topkëmbën dhe jetën sociale shqiptare.

Frymëzim që ka sjellë edhe punimin e një dokumentari të filmuar në Prizren, me titull “Futbollisti i Lirisë”, shfaqja e të cilit është shtyrë nga pandemia.

Njësoj si historia e mësipërme, tregimet ndër vite këtu kanë bërë që të veçoj të paktën 10 ngjarje (shqiptare të gjitha) që sipas mendimit tim ia vlejnë të përjetësohen në filma të shkurtër e të mos mbeten vetëm rreshta që harrohen në morinë e informacionit që ofron përditë interneti.

Për të realizuar këtë projekt, vetë nuk i kam mjetet dhe as mundësitë financiare, pasi shpenzimet shkojnë përtej fitimeve të punës me të cilën përballoj jetesën. Kjo është një thirrje për ndihmë, sponsorizim, bashkëpunim nga sipërmarrje apo individë që kanë mundësi dhe dëshirë për ta mbështetur këtë ide. Shpresoj që ky mesazh do shkojë te dashamirës të materialeve të këtushme, të cilët falë Zotit kanë qenë të shumtë si mbështetje morale këto 8 vite.

Përpjekjet e mia deri tani me televizionet kanë qenë të kota. Pak mosnjohja e njerëzve të duhur, pak ndoshta paaftësia ime për të qenë bindës kanë bërë që dy vitet e fundit projekti të mos dalë nga sirtari virtual.

Por nuk dua të ndalem e të dorëzohem pasi besoj fort se pavarësisht kohës që kalon, përgjegjësive që shtohen e peshojnë më shumë, nga pikëpamja e krijimtarisë më e mira duhet akoma të vijë.

Kini parasysh, kjo nuk është lypje dhe as arrogancë nga ana ime. Është kërkesë për të vënë në jetë një ëndërr që përditë më mban ndezur zjarrin e pasionit për lojën e bukur dhe historitë që këtë lojë e bëjnë të bukur.

Duke shpresuar të mos ju kem bezdisur, më shkruani në komente, me mesazhe këtu ose si t'ju vijë për mbarë nëse keni ide apo njihni dikë që mund të ndihmojë në një formë apo një tjetër.

Shtoj edhe që do vazhdoj të shkruaj, pavarësisht si do rrjedhin ngjarjet me projektin e mësipërm.

Shumë faleminderit,
Andi Kasmi

Organizer

  • Andi Kasmi
  •  
  • Campaign Owner

Donors

  • Florent Hoxha
  • Donated on Jun 25, 2021
€25.00
  • Anonymous
  • Donated on Jun 18, 2021
Amount Hidden
  • Anonymous
  • Donated on May 31, 2021
€50.00

No updates for this campaign just yet

Donors & Comments

10 donors
  • Florent Hoxha
  • Donated on Jun 25, 2021
€25.00
  • Anonymous
  • Donated on Jun 18, 2021
Amount Hidden
  • Anonymous
  • Donated on May 31, 2021
€50.00
  • Veton Murati
  • Donated on May 31, 2021
Amount Hidden
  • Erjon Morina
  • Donated on May 31, 2021
  • Football, bloody hell!

€20.00
  • Anonymous
  • Donated on May 27, 2021
€100.00
  • Anonymous
  • Donated on May 27, 2021
Amount Hidden
  • Herolind Elezi
  • Donated on May 27, 2021
€10.00
  • Gentrit Gashi
  • Donated on May 27, 2021
€50.00
  • Anonymous
  • Donated on May 27, 2021
€2.00
Show more donors

Followers

4 followers
Ilirid Nasufi
Ardian Vinca
Klajdi Beqiri
Lori Cobani
€277.00
Donated So Far

Help this ongoing fundraising campaign by making a donation and spreading the word.

Not Ready to Donate?

Did you know a 10 second Facebook share raises an average of €25?

Share on Facebook