Krijimi i rrjetit meteorologjik në Kosovë

Fundraising campaign by Valdrin Shala
  • €0.00
    raised of €15,400.00 goal goal
0% Funded
0 Donors
Help this ongoing fundraising campaign by making a donation and spreading the word.
Show more
Show less

Prezantim i shkurtër rreth meje

Unë jam Valdrin Shala, 26 vjeç nga qyteti i Gjilanit. Pasioni im është Meteorologjia, mirëpo pasi që në vendin tonë nuk ka drejtim të tillë, unë kam studiuar në universitetin UBT – Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi. Fusha në të cilën kam studiuar nuk ndërlidhet me pasionin tim, por kjo nuk më ndaloi mua që të merrem me meteorologji. Edhe pse i ri, duke mos pasur mjete që këtë aktivitet, pra, parashikimin e motit t’a bëj vet, unë përdori shumë uebfaqe të ndryshme që merren me parashikim.

Që nga mosha e hershme më tërhiqte mënyra se si leviznin retë dhe si bëhej parashikimi i motit. Me të vërtetë është shumë interesante pamja mahnitëse e qiellit, lëvizja e vranësirave dhe shumë faktorë që ndikojnë në atmosferë, gjë e cila më ka shtyrë të merrem me këtë drejtim. Unë kam filluar të merrem që nga viti 2008, dhe që nga atëherë e deri më sot jam entuziast i madh për motin.

Kohë më parë, përmes kanaleve televizive të Kosovës, kur ishte koha e transmetimit të motit, isha shumë kureshtar se si e tregonin parashikimin e motit në vende të ndryshme të botës. Pas disa viteve, më lindi idea që të themeloj një faqe të tillë meterologjike për qytetin e Gjilanit në rrjetin social facebook, ku vendosa t’a emërtoj “Moti në Gjilan” ( www.facebook.com/motinegjilan). E hapur më 31 Mars 2011, kjo faqe ka për qëllim t’i informojë qytetarët e Gjilanit lidhur me parashikimin e motit për çdo ditë. Çfarë e bën më të veçantë pasionin tim, është që tashmë e posedoj “Stacionin Personal Meteorologjik”, (Personal Weather Station – PWS), i cili është blerë nga mesi i Gushtit të vitit 2014.

Me anë të këtij instrumenti mund të bëjmë parashikimin e motit deri në 24 orët e ardhshme si dhe monitorimin e kushteve momentale i cili bën përditësime të shpejta, pra, në kohë reale. Saktësimi për gjendjen momentale të motit në qytetin e Gjilanit është 100% i saktë!

Blerja e stacioneve meteorologjike për 7 qytetet kryesore

Kosova, si një ndër shtetet më të reja në Ballkan, ka një numër të madh turistësh dhe ka atraksione të shumta turistike të cilat vlen të vizitohen. Një ndër trendet globale para se një person të vizitoj një destinacion, është edhe kontrollimi dhe marrja e informatave të sakta të temperaturave dhe të motit në vendin ku ai person dëshiron të udhëtoj. Kjo tashmë është bërë kërkesë bazike edhe për qytetarët e Kosovës kur ata dëshirojnë të planifikojnë ditët e tyre, e po ashtu edhe bizneset dhe organizatat të cilat planifikojnë aktivitete në terren të hapur. Fatkeqësisht, në Kosovë nuk ekziston një rrjet i stacioneve meteorologjike të cilat përçojnë informata të sakta për motin në të cilat mund të bazohen qytetarët, bizneset dhe organizatat. Ekzistojnë vetëm dy stacione meteorologjike, me të cilat përfaqësohet e gjithë Kosova dhe ndahen informata të pasakta për motin në të gjithë Kosovën duke u bazuar vetëm në këto dy pika. Njëra pikë është Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, përmes së cilës ridatohen informatat e motit për qytetin e Prishtinës, kurse tjetra pikë gjindet në pronësinë time, në Gjilan. Duke parë mungesë të madhe të një rrjeti meteorologjik për Kosovën, unë kam për qëllim krijimin e një rrjeti meteorologjik, i cili do të mbuloj kushtet momentale meteorologjike në shtatë (7) qendrat kryesore të Kosovës: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë. Këtë qëllim do t’a arrijë përmes instalimit të stacioneve personale meteorologjike , duke krijuar një platforme online, ku këto informata do të mblidhen dhe ridatohen e bëhen të qasshme për audiencën lokale dhe globale, si dhe ngritjes së vetëdijes rreth meteorologjisë. Përmes këtij projekti, Kosovës do t’i jepet një rrjet meteorologjik, i cili do të siguroj informata të sakta 100% rreth motit momental, me përditësime nga stacionet meteorologjike në të gjithë Kosovën në kohë reale. Këto informata, do të përdoren nga turistët dhe qytetarët e Kosovës.

Qëllimi i Projektit

Në Kosovë ndodhin evente të hatashme meteorologjike, shumica e të cilave nuk mund të parashikohen saktësisht si rrjedhojë e mungesës së informatave të sakta meteorologjike dhe rrjedhimisht as popullata nuk mund të parapërgatitet përkatësisht për kushtet klimatike. Si pasojë, shpesh ndodh që në Kosovë të ketë bllokime të punëve të sistemeve të ndryshme shtetërore, si ai i edukimit, institucionet zyrtare dhe shëndetësore, etj. Me implementimin e këtij projekti, Kosovës do t’i shtohet një rrjet efikas meteorologjik në të cilin qytetarët e Kosovës, bizneset, dhe turistët do të mund të marrin informata rreth motit ditor si dhe motit për disa ditë radhazi.

Krijimi i Rrjetit Meteorologjik

Përmes implementimit të stacioneve meteorologjike në shtatë qytetet kryesore në Kosovë, do të krijohet një mbulueshmëri e të gjithë Kosovës sa i përket parashikimit të kushteve meteorologjike deri në 10 ditë. Përditësimi i kushteve momentale meteorologjike do të jetë i vazhdueshëm (çdo 5 sekonda), kurse parashikimi i motit do të përditësohet çdo 15 minuta për motin e orëve dhe ditëve në vazhdim. Kjo do të rrisë bindshëm cilësinë e kualitetit jetësor në aspektin e të qenurit të përgatitur për motin në ditët e ardhshme.

Buxheti i Projektit:

-

Stacionet Personale Meteorologjike (PWS) / 7 x 1,400

€ 9,800

-

Weatherlink - Mjeti i transferimit të informatave për PC / 7 x 300

€ 2,100

-

Meteobridge - Urë lidhëse për transferimin e informatave online / 7 x 500

€ 3,500


Total

€ 15,400


Meqenëse deri më sot nuk kam marr ndonjë mbështetje nga institucionet tona, andaj e vetmja mënyrë që nuk e kam provuar është që t'iu drejtohem juve!
Shpresoj ky projekt të realizohet me ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë!

Organizer

  • Valdrin Shala
  •  
  • Campaign Owner

No updates for this campaign just yet

Followers

0 followers
No Followers Just Yet...
€0.00
raised of €15,400.00 goal
0% Funded
0 Donors

Help this ongoing fundraising campaign by making a donation and spreading the word.

Not Ready to Donate?

Did you know a 10 second Facebook share raises an average of €25?

Share on Facebook